Kryeministri Edi Rama ka propozuar si Ministri i ri i Financave Petrit Malaj.
Ai do të zëvendësojë Ervin Meten.
Petrit Malaj është aktualisht drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Burimeve Natyrore dhe u zgjodh në këtë detyrë në janar të vitit 2024.
Malaj është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe ka vijuar studimet për Master në “Business Administration” në Universitetin Wisconsin- La Crosse në SHBA.
Gjithashtu është kualifikuar për “Banking and Finance” në Universitetin Georgetoën, SHBA dhe më pas ka ndjekur një program kualifikimi për Drejtimin e Tregut të Kapitaleve, të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë.
Malaj ka një përvojë të pasur pune në sistemin bankar në Shqipëri dhe më pas është angazhuar si Drejtor Ekzekutiv në kompaninë “BDO Albania”, pjesë e BDO International, grupi i pestë më i madh në botë në fushën e Konsulencës Financiare, Auditit dhe Taksave.