Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 11:00 Kongresin Zgjedhor tek pallati i Kongreseve.
Në këtë kongres do të votohet Asamble e re, ku kryeministri ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë.
Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit.
Rama do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve.
Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja.
Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.