Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma përmes një postimi në InstaStor ka treguar pakënaqësinë e saj ndaj këngëtarëve që nuk shfrytëzojnë mundësinë për të performuar live në skena të tilla të rëndësishme.
Ajo la të kuptohet se është fjala për festivalin “Sunny Hill” që po organizohet këto ditë në Kosovë, Prishtinë.
Këngëtarja shpreh habinë e saj se si disa artistë ende preferojnë të këndojnë ‘playback’ edhe pas 10-15 vitesh karrierë, duke pyetur se çfarë kënaqësie mund t’u japë kjo performancë atyre dhe publikut.
“Unë akoma e kam të pa kuptueshme se si disa nga kolegët këngëtarë, nuk shfrytëzojnë të paktën skenat e mëdha të festivaleve, me e marr (e me jap kënaqësi) tu këndu live. Deri tash do të ishin mësuar 100 herë të performonin live… a nuk u lodhët pas 10-15 vjetësh edhe prapë e njëjta histori… çfarë kënaqësie ju jep sinqerisht mundohem shumë ta kuptoj…Mandej po kërkoni me ju jap merita më shumë e me ju trajtu njësoj si këngëtarët e huaj”, ka shkruar ndër të tjerash Vesa Luma.