-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: A ka fuqinë ta shkatërrojë demokracinë një president amerikan?

Kryesoret

Demokratët kanë paralajmëruar se ish-Presidenti Donald Trump do të shkatërrojë institucionet demokratike, nëse rizgjidhet në postin më të lartë në nëntor. Por ish-Presidenti Trump ka thënë se demokracia do të marrë fund nëse ai nuk rizgjidhet këtë vit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar shqyrton nëse një president amerikan ka vërtet fuqinë ta shkatërrojë demokracinë.

Kushtetuta është dokumenti themeltar i Amerikës. Ajo përkufizon tre degë të qeverisjes: ekzekutivin, pjesë e të cilit është presidenca; legjislativin, me Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin; si dhe gjyqësorin, me Gjykatën e Lartë dhe gjykatat e tjera. Secila nga degët është konceptuar për të balancuar dy të tjerat. Ndarja e pushteteve është në thelbin e demokracisë amerikane.

“Jemi disi në territor të pashkelur për shkak se mendohet se Presidenti Trump ka dëshirën, nëse do të rizgjidhet, që të eksplorojë kufij të rinj, madje edhe atje ku nuk kanë arritur presidentët e mëparshëm”, thotë profesori Ronald Chen, nga Universiteti Rutgers.

“Dua të jem diktator vetëm për një ditë dhe do të jem diktator për një ditë”, deklaroi ish-Presidenti Trump.

Ai ka thënë se nëse rizgjidhet, nuk do të jetë diktator përtej ditës së parë. Por çfarë do të ndodhte nëse një president do të përpiqej në të ardhmen t’i tejkalonte kompetencat?

“Nëse aludimi është se njëra prej degëve thjesht do ta lërë mënjanë ndarjen e pushteteve, sinqerisht mendoj se nuk është përcaktuar ende nëse sistemi ynë është aq i fortë sa ta përballojë këtë”, thotë profesori Chen.

“Ai ka thënë haptazi se do të jetë diktator në ditën e parë”, tha Nënpresidentja Kamala Harris.

Një ndër mesazhet kryesore të kandidates së mundshme demokrate Kamala Harris është se ish-Presidenti Trump është një rrezik për demokracinë. Demokratët vënë në dukje mospranimin prej tij të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, si dhe sulmin që pasoi më 6 janar 2021 ndaj Kapitolit.

“Beteja jonë është për lirinë. Në mbarë vendin shohim sulm frontal ndaj lirive dhe të drejtave të fituara me shumë mund”, tha Nënpresidentja Harris.

“Vazhdojnë të thonë se jam rrezik për demokracinë. Unë pyes se çfarë i kam bërë demokracisë? Javën e kaluar mora plumbin për demokracinë”, tha ish-Presidenti Trump. Për më shumë kliko KETU

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit