Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku me një video në rrjetet sociale ndau shqetësimin e tij lidhur me kushtet jo të mira të linjës së avionit Milano-Rinas. Në video shfaqet Kallaku brenda një avioni ku në sfond dëgjohen të qara fëmijësh dhe zëra njerëzish të revoltuar.
Kallaku u shpreh se i kishin mbyllur brenda në avion prej një ore dhe pa kondicioner. I djersitur aktori i humorit thot: Është një tmerr, sikur të kemi dalë nga deti ose dushi, tmerr fëmijët janë bërë qull.
Më tej me një video tjetër Besi tregon se stafi i hapi dyert dhe nxori pasagjerët jashtë në pistë. Në sfond dëgjohet duke bërtitur një person i stafit të linjës ajrore “Georgian Wings”.
“Na nxorrën të marrim frymë, ai tjetri bërtet se i thonë pse nxore njerëzit në pistë. Kush do rezistonte aty?” tha Besi.
Aktori e mbylli me një video nga autobusi ku pasagjerët u dërguan pas disa orësh vuajtje në të nxehtë për të qëndruar me ajër të kondicionuar.
“Situatë kaotike dhe trajtim çnjerëzor për shqiptarët” shkruan Kallaku.