Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhej me disa nga operacionet e suksesshme të policisë në disa qytete.
Balla shprehet se policia ka reaguar me profesionalizëm për zbardhjen e ngjarjeve kriminale dhe po rrisin parametrat e sigurisë në vend.
“Përgëzime Policisë së Shtetit Krujë, Vlorë, Himarë, Sarandë, forcave Shqiponja dhe atyre operacionale për finalizimin e disa operacioneve gjatë 24 orëve të fundit. Duhet bërë gjithçka për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin”, shkruan Balla.