Sot në mëngjes Edi Rama mblodhi deputetët dhe të pranishëm ishin tre ministrat e rinj. Por seanca e jashtëzakonshme parlamentare që pritej të zhvillohej sot në orën 18:00 ku do të votohej kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe do të kalonin dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ministrat e rinj të qeverisë Rama është shtyrë për ditën e nesërme.
Deputetët e PS janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca do të shtyhet për nesër për shkak se Presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri. Kjo për shkak se ndryshimet në qeveri janë në proces verifikimi.
Ndryshimet e qeverisë
Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali
Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla
Ministria e Brendshme
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)
Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)
Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)
Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi
Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi