Kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zaraka u arrestua mëngjesin e sotëm me urdhër të SPAK. Dyshohet se kryeprokurori i Vlorës Zarka rezulton të jetë përdorures i aplikacionit të kriptuar Sky ECC.
Dyshohet se Zarka të jetë përdorues i katër kodeve të aplikacionit SKY ECC, ku ka dyshime nga ana e prokurorisë, që të ketë pasur bisedime për favorizime dhe vepra të tjera, për të cilët prokurorët kanë evidentuar rolet e të përfshirëve.
Po ashtu, mëngjesin e sotëm është arrestuar edhe ish-oficerja e Krimeve të Rënda Eriona Dautaj, si dhe avokatët Radovan Ccela dhe Astrit Vladi.
Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë në qershor 2024 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK.
Pse u arrestua Kryeprokurori i Vlorës, dy avokatë dhe hetuesi?