E mbani mend se si argumentonte Rama pse duhej shembur Teratri Kombëtar? Sepse ajo nuk ishte një godinë e denjë për të qënë Teatër Kombëtar pasi në kohën që u ndërtua nga italianët nuk u nis për të qënë një godinë Teatri Kombëtar, por thjeshtë një “dopo lavoro”! Pra një sallë ku kryesisht do argëtoheshin ushtarët italianë me cabaret apo shfaqje kryesisht mediokër të tipit të Ansamblit të Ushtrisë për të kaluar kohën jashtë kazermave e luftuar stresin e luftës. Një mundesi për të kaluar kohën e lirë në kohë lufte ndërkohë që në Tiranë faktikisht askush nuk lufonte kundër askujt. E shumta “njësiti guerril” bënte ndonjë atentat për të justifikuar Luftën Nacional-Clirimtare ku më shumë vriteshin clirimtarë sesa pushtues. Një godinë e ndërtuar shpejt e shpejt me kallama e suva që më pas do gjente mishërim në kinematë e e vjetëruara të Tiranës së pas viteve ’90, ku njerëz që s’kishin ndonjë punë për të bërë shikonin 5 herë në javë filma me karate. Të shkretët, nuk kishin as pop corn e as Coca-Cola për të gëlltitur skenat e përsëritura dhjetëra herë të Chuck Norris apo Bruce Lee që thyenin tulla kartoni me një goditje. Fiks si lufta e Taulant Ballës me bandat kriminale!
Dhe me këtë argument Rama pasi përdori dhe Veliajn si mish për top në publik për të justifikuar vendimit me shkelje ligjore, ja arriti ta shëmbte godinën e Teatrit pavarësisht nga kërcënimet e Adriana Kalasë dhe Mirela Karbinës që besonin se kontrata e Bashës me Aleancën për Teatrin ishte titull ekzekutiv!!! Ja kështu është edhe puna e kongresit të djeshëm të PS dhe ndryshimeve në qeveri. Sepse qeveria dhe mazhoranca e PS për Ramën janë “pasa tempo” apo “dopo lavoro” për të shtyrë kohën në krye të qeverisë, për sa kohë askush nuk di pse largohet X dhe zëvendësohet nga Y! Asnjë fjalë, asnjë argument e më keq akoma asnjë debat. Lajmi I vetëm “demokratik” ishin lotët e Vullnet Sinës pasi e përmendi shefi në fjalim dhe “belbëzimi heroik” I Peleshit që pranoi se “nuk dija gjë” për arsyet pse e shkarkuan si Zhukovi në avion.
Por cështja e qeverisë është cështje serioze të paktën mbi nivelin e argëtimit të Kryeministrit me kukullat e teatrit të tij privat, që për koincidencë quhet mazhorancë qeverisëse. Kabineti qeveritar shërben për të qeverisur interesat publike, që nga financat, mbrojtja e sovranitetit, rendin publik dhe jetën e pronën e qytetarëve, investimet publike e kështu me rradhë. E këto punë nuk mund të lihen në dorë të dëshirave dhe intrigave të oborrit të një Kryeministri, kushdo qoftë ky përvecse Zotit! Edhe Zoti nuk tallet më botën që ka krijuar vetë pasi priret nga e mira. Ndërsa Rama është njeri si ne, I vdekshëm. Pra krijesë e Zotit dhe jo vetë Zoti të cilit shqiptarët duhet ti pranojnë verdiktet hyjnore. Por edhe nëse nuk po sillet si Zot, po sillet si monark absolut. Një formë qeverisjeje e tejkaluar prej 300 e kusur vitesh në Evropë, kohë kur mbretërit e kohës e fitonin legjitimitetin përmes trashëgimisë së linjës së gjakut dhe vendosnin bazuar mbi intrigat e oborreve dhe konjukturat me feudalët që kontrollin territoret e tyre.
Fatkeqësisht ky degradim i vendi-marrjes për qeverinë e parlamentin, ku shumica e analistëve dje nëpër studio e portale hamendësonin dhe nuk analizonin dot arsyet e shkarkim-emërimeve , ka arsyet e veta. Mazhoranca dhe parlamenti janë jashtë kontroolit demokratik. Sistemi I mbyllur I 2008 e ka bërë kryetarin e PS edhe kryetar, edhe kryeministër, edhe kryetar kuvendi, edhe media përmes podcastit, edhe shef shtabi të ushtrisë, edhe drejtor policie e cfarë të dojë ai. Sepse është pikërisht pushteti absolut që sfidon Gjykatën Kushtetuese që e con natyrshëm në këtë spirale arbitrariteti, që përvec mjeteve demode të qeverisjes së PD-së së viteve 1992-1997, nuk e dallon më pothuaj asgjë.
Ashtu sic Enver Hoxha ‘nxirrte nga xhepi” kryetarë koperativash e drejtorë ndërmarrjesh të falimentuara për të zëvendësuar ata që u priste kokat në cdo valë spatrimesh ndaj “pucistëve” në sektorin e naftës apo ushtrisë, edhe Rama prej kohësh lancon në qeveri njerëz pa atribute politike. Mjafton një diplomë shkolle të lartë dhe ca vite shërbimesh ndaj ideve progresiste që nuk po u shihet suksesi, e nga anonim shndërrohesh në ministër. E gjitha justifikohet me faktin se ka fituar zgjedhjet duke përdorur sovranitetin absolut që I japin votat. Por nuk është ky koncepti I sovranitetit në demokraci, pasi sovraniteti në këtë sistem është gjithësesi I kufizuar. As sovraniteti në monarkitë mesjetare nuk ishte I pakufizuar, pasi mbi kokën e monarkëve qëndronte ligji natyror ose hyjnor, ndaj monarkët legjitimoheshin nga Papa, pra Vatikani ose qeveria e Zotit mbi tokë. E ky nuk është rasti I Presidentit Bajram Begaj.
Në përfundim duhet thënë se nuk ka rëndësi nëse Pirro Vengu është apo jo ministër mbrojtjeje me dynështetësi që nuk di se kë të mbrojë më parë, Shqipërinë apo Greqinë. Apo nëse google u bllokua dje për orë të tëra për të gjetur se kush u emërua mninistër financash, Pëtrit Malaj aktori, apo një Petrit Malaj tjetër. Rëndësi ka që derisa Berisha të nisë revolucionin me barut të lagur për herë të 500-të, apo Euro-Atllantiku që takohet me Kujtim Gjuzin të fitojë luftën me Trekëndëshin e Bermudeve, cështjet e qeverisjes së Shqipërisë do jenë një teatër “dopo lavoro” e Ramës.