Kush nuk do të dëshironte të përmirësonte cilësinë e jetës? Ndërsa ka shumë gjëra, që mund të bëni në shtëpi për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme, ndonjëherë, gjithçka varet nga vendi ku jetoni.
Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk. Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë tek qytetet ku cilësia e jetës është e ulët. Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus të Novosibirsk.
Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave. I matur sipas fuqisë blerëse, një apartament në kryeqytet kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin. Në Europë, qyteti më i shtrenjtë në raport me fuqinë blerëse është Milano, duke i zënë vendin Moskës, që ka kalua e treta.(lexo KËTU shkrimin e plotë)