-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta Thumanë-Kashar, Meta: Mbështes kërkesat e banorëve

Kryesoret

Meta ka folur për protestën që u organizua sot në mbledhjen në autostardën e re Thumanë-Kashar.
Meta u shpreh se kjo rrugë është shndërruar në një instrument zhvatjeje dhe falimentimi për bizneset e ndershme të zonës.

Meta: Mbështes kërkesat e drejtave të banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës që po protestojnë sot në aksin Thumanë-Kashar për shkak se kjo rrugë e florinjtë nga një mundësi zhvillimi po shndërrohet në një instrument zhvatjeje dhe falimentimi për bizneset e ndershme në zonë.

Dhuna shproporcionale e banditeve të Policisë së Shtetit dhe më rëndë akoma përdorimi i lëndëve kimike janë dëshmi së e vetmja rrugë që po ndjek Narkoqeveria nuk është dëgjimi i halleve të qytetarëve dhe as zgjidhja e problemeve të tyre por shurdhëria dhe imponimi me dhunë i vendimeve arbitrare në kurriz të tyre.

Dënoj me forcë keqpërdorimin kriminal të strukturave të Policisë së Shtetit, si një mjet represioni ndaj qytetarëve, që për fat të keq po kthehet në normë në regjimin autoritar të Edi Ramës, pasi të njëjtat pamje dhune ne i shohim tani në mbarë vendin, kudo ku qytetarët ngrihen në protesta demokratike për të drejtat e tyre, siç e pamë në rastin e protestës së fermerëve duarartë të Maliqit e Korçës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit