Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi përsëriti vlerësimet për integrimin e Shqipërisë në BE duke kërkuar hapjen e negociatave sa më shpejt.
“Reformat në Shqipëri kanë vijuar kryesisht të fokusuara në zbatimin e reformës së re në drejtësi.
Sidoqoftë më tepër përpjekje janë të domosdoshme në funksionimin e shtetit ligjor, lirinë e shprehjes, të drejtat e minoriteteve dhe të pronësisë.
Qëndrimi yne përsa i përket negociatave mbetet në fuqi. Duhet që të hapen sa më shpejt të jetë e mundur negociatat e BE-së me Shqipërinë përsa i përket kapitullit të parë atij për çështjet themelore.
Ky proces duhet që të pasohet me hapjen e kapitujve të tjerë të negociatave në gjashtë mujorin e dytë të këtij viti” tha Oliver Varhelyi.