Presidenti Nicolás Maduro ka fituar mandatin e tretë në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës me 51.20% të votave, sipas rezultateve të pjesshme të publikuara nga këshilli zgjedhor.
Opozita venezueliane ka pretenduar për mashtrim të gjerë në numërimin e votave dhe është zotuar të kundërshtojë rezultatin.
Pas fitores Maduro u shpreh se; “Ata nuk ia dolën me sanksione, me agresion, me kërcënime. Nuk ia dolën tani dhe nuk do t’ia dalin kurrë me dinjitetin e popullit të Venezuelës. Fashizmi në Venezuelë, në tokën e Bolivarit dhe Chavezit, nuk do të kalojë”.