Ditën e sotme një 44-vjeçar u arrestua pasi u gjet duke shitur doza të lëndëve narkotike në Lushnjë.
Dyshohet se 44-vjeçari Artur Alla i siguronte këto lëndë narkotike, i ndante në doza në banesën e tij dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme në Lushnjë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën doza të të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e heroinës dhe kokainës.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.