-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leonard Seferi: Turizmi ‘i errët’ shqiptar

Kryesoret

Turizmi në thelb është një shpërngulje e njerëzve nga një vend në në vend tjetër për disa kohë dhe është industria e tretë në botë(pas hidrokarbureve dhe prodhimit të automobilave) për të krijuar të ardhura. Sipas (UNWTO) Organizatës Botërore Të Turizmit në Kombet e Bashkuara, turizmi rrit të ardhurat e tij me 4% çdo vit. Është ndër industritë që ka kthim të investimit ndër më të shpejtit.
Ne si Shqipëri patëm një ‘boom’ 1-vjeçar rastësor më shumë si produkt i kureshtjes së të haujve për të eksploruar vendin që për gjysëm shekulli ishte hermetik e I mbyllur në lëvozhgën e tij. Por ne nuk ditëm të zhvillojmë e të mbajmë këtë dhuratë prej Zotit sepse nuk investuan në infrastrukturë në burime njerëzore dhe shërbime. Menduam se turistët janë njerëz partiakë madje ka nga ata që ka menduar se janë patronazhistë dhe do të vihen në rresht çdo vit për të ardhur me detyrim. Për këtë arsye u zhgënjyem shumë kur ata nuk erdhën më. Të paktën për këtë vit sepse shpresoj që vitin e ardhshëm ne t’i përmirësojmë gjërat.
Po vazhdoj me disa nga llojet e turizmit
1.Turizmi Detar
Është I vetmi që mund të thuhet se ka vënë diçka në lëvizje. Ka investime në bregdet nga privatët por krahu i punës dhe shërbimi mungon. Investitorët strategjikë janë të dyshimtë
2. Turizmi Malor
Një perlë natyrore por e pa shfrytëzuar në maksimum. Pa rrugë pa transport. Aksi rrugore Tiranë-Shkodër-Theth mbetet shumë problematik dhe vështirêsisht i kalueshëm. Rruga e Arbrit e lënë rrugëve ku akoma me rrezik se bien gurë dhe një aks burimor për aksidente. Drejt juglindjes së vendit akoma skemi rrugë të niveleve ndërkombëtare. Aksi Tiranë- Durrës I ndërtuar nga qeveria Nano në 2002 akoma me të njëjtin kapacitet edhe në 2024. Unaza e madhe e Tiranës edhe pse me nënkalim tek ish Sheshi Shqiponja prapë më semafor lart. Edhe pse 20 milionë euro për kilometer akoma shumë larg përfundimit dhe një tmerr i vërtetë për kalimtarët. E vetmja rrugë për të mos u treguar i padrejtë është rruga drejt Vlorës ku mund të themi se në mbi 10 vjet qeverisje ky aks është ndërtuar me sukses.
3. Turizmi shëndetsor
3.1. Në turizmin dentar mund të thuhet se kemi patur sukses të pjesshëm por gjithmonë vullnet dhe punë e privatit.
3.2. Turizmi i llixhave është një fushë ku Shqipëria ka kapacitete të mëdha por akoma e pa zhvilluar. Llixhat e Peshkopisë e të Elbasanit por jo vetëm janë me stsndartet që ka lënë komunizmi para 30 vitesh.
3.3. Turizmi Kirurgjikal është një fushë që kërkon zhvillim të madh në mjekësi që deri tani e bëjnë me sukses vende si Gjermania apo Italia. Ne mjafton të shohin rastin e onkologjikut dhe e gjejmë përgjigjjen aty.
3.4 Turizmi Estetik është i zhvilluar pjesërisht në vendin tonë. Ndërhyrjet estetike të ndryshme apo edhe mjellja e flokëve kryhen në vendin tonë edhe pse herë pas here jemi dëshmitarë të mungesës së profesionalizmit apo edhe neglizhencës siç ndodhi me Spitalin Sante Plus.
4. Turizmi Kulturor-Historik një kapacitet i jashtëzakonshëm por jo I shfrytëzuar tamam.
5. Turizmi Fetar. Izraeli fiton shumë të ardhura nga ky lloj turizmi pasi ka interes të madh për t’u vizituar nga besimtarë të të tre feve monoteiste. Ne kemi kapacicet për larminë dhe tolerancën ndërfetare që kemi dhe mund të shfrytëzohet.
6. Turizmi I Errët (Dark Tourism)Egziston edhe ky lloj turizmi që në thelb është mundësia dhe dëshira e njerëzve për të vizituar vende që kanë përjetuar katastrofa të ndryshme natyrore apo edhe fatkeqësi nga dora e njeriut. Çernobili është vendi ku shpërtheu centrali bërthamor Cernobil dhe nga ku u evakuuan të gjithë banorët. Hiroshima apo Muri I Berlinit janë raste të ngjashme. Në Shqipëri kemi Bunk Art 1 dhe Bunk Art 2 që konsiderohen si dark tourism dhe janë vendet që vizitohen më së shumti. Në këtë kuadër duhet të ndërtohen muze në Spaç të Burrelit dhe në Bënçe të Tepelenës për tu treguar fillimisht turistit vendas pastaj edhe atij të huaj se sa e sa ka vuajtur ky milet.
Pra, mundësitë janë shumë të mëdha por turizmi është një punë ndërdisiplinore ku kërkohet një larmi punësh si infrastrukturë, shërbim, krah pune investim konkret nëpër objekte të ndryshëm, rend, siguri, spitale në rast sëmundjesh etj.
Vetëm puna dhe përkushtimi i madh do të na jepte mundësinë për të hequr dorë nga errësira dhe për tu kthyer drejt dritës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit