-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Thumanë-Kashar/ Deputetja e PD: Banorët u shoqëruan në komisariat pa shpjegime

Kryesoret

Ditën e djeshme dhjetëra banorë protestuan në segmentin e autostradës Thumanë-Kashar.

Banorët u përplasën me policinë dhe si pasojë uniformat blu përdorën sprajt djegës për shpërndarjen e tyre.

Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri ka reaguar me anë të një postimi në lidhej me këtë çështje.

Deputetja shprehet se disa banorë janë shoqëruar në komisariat pa dhënë shpjegime.

“Protesta ishte paqësore në kërkim të të drejtave të qytetarëve dhe nuk ka patur asnjë shkelje ligjore nga protestuesit. Ky është një terror që duan të përhapin për të frenuar reagimin qytetar!”, shkruan Ulliri.

Ajo kërkon që policia të distancohet nga arrestimet e paligjshme të banorëve të Fushë-Krujës dhe Krujës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit