Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me zjarri në Shëngjin gjatë gjithë ditës së sotme ku vatrat janë ende aktive por me intensitet të ulët.
“Per shumekend qe u shqetesua per situaten, per ata qe gjeten “fajtoret” ne qeveri, bashki dhe kedo qe punon ne shtet, kam dy fjale, mos te ishin Zjarrefikesit nga gjithe Shqiperia, Shengjin do ishte germadhe sot!
Nje ere e tmerrshme shperndau zjarrin rrufe kudo! Kryeministri, ministrat, sidomos Balla dhe Manja, kryetaret e Bashkive kolege te mi, autoritete te larta Sherbimit te Emergiencave dhe vecanarisht Arben Cara dhe Agustin Pepkola, Prefekti dhe Bashkise!
Une fatkeqesisht isha ne Stamboll! Ika dje ne dreke ne vizite zyrtare, kur ngjarja nuk ishte alarmante! Nuk fjeta fare duke komuniku me te gjithe! Gjeta bilete dhe po kthehem!
Qetesohuni, se nuk kam une merita, por ama zjarrefikesit jane treguar heronj! Ndersa ca hel min si gjithmone! Shpetuam Shengjinin pa pasoja ne njerez, por skemi ndermend te shpetojme llumin nga shfryrja e pafre e fantazise se turbulluar” shkruan ai.