Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nga temperaturat e larta.
Veliaj fton qytetarët që kalojnë pranë sheshit “Skënderbej” që të ndalojnë te Çadra e Kujdesit e vendosur nga bashkia për të pirë ujë dhe për të matur tensionin.
“Këto ditë të nxehta, ju lutem shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut dhe sigurohuni që të keni gjithmonë ujë me vete, sidomos të moshuarit dhe fëmijët. Nëse je pranë sheshit “Skënderbej”, ndalo te Çadra e Kujdesit pi ujë, mat tensionin dhe freskohu pak para se të vijosh prapë rrugën”, shkruan Veliaj.