Zjarri në Shëngjin vijon të jetë jashtë kontrollit.
Drejtori i Përgjithshëm nga Zjarri dhe Shpëtimi Arben Cara u shpreh se vatrat e zjarrit vijojnë që të jenë aktive për shkak të kushteve atmosferike dhe terrenit të vështirë.
“Vatra e zjarrit është aktive. Po punojmë me të gjitha kapacitetet, pra kemi mbi 20 mjete zjarrfikëse dhe 80 forca të ushtrisë, helikopter. Era e fortë ka bërë që zjarri herë pas here të aktivizohet duke na krijuar vështirësi në vënien në kontroll të tij. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është ndërhyrja nga ajri”, tha Cara.
Ai më tej u shpreh se asnjë banesë nuk është prekur nga zjarri dhe është bërë evakuim turistëve të huaj dhe shqiptarë.
“Nëse era do të vazhdojë, është shumë e vështirë shuarja pasi vatrat janë nga një anë në tjetrën. Kjo na e bën më të vështirë edhe për shkak të terrenit”, theksoi Cara.