Zjarri në zonën e Shëngjinit vazhdon që të jetë që të jetë jashtë kontrollit.
Ndërkohë po vijon operacioni për shuarjen e flakëve dhe izolimin total të tyre.
Për të ndjekur nga afër ka mbërritur në vendngjarje ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Balla u shpreh se forcat zjarrfikëse, policia e shtetit dhe forcat e armatosura ajrore po bëjnë një punë të shkëlqyer me helikopterin.
“Na duhet të mirë-administrojmë forcat sepse e vërteta është që kemi dhe plot zjarre të tjera në zona të caktuar. Kemi sjellë këtu forca nga Berati, nga Fieri natyrshëm Tirana, Kamza apo bashkitë fqinje me bashkinë Lezhë dhe na duhet që ta vendosim tërësisht në kontroll gjatë ditës së sotme për të qenë të përgatitur për situata të tjera dhe më të vështira”, deklaroi Balla.