-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Rama do të vjedhë Himarën të dielën, Pirro Vëngu duhet të flasë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi sot se të dielën qeveria do të grabisë zgjedhjet në bashkinë e Himarës. “Qeveria ka një prioritet, si të vjedhë dhe grabisë bashkinë e Himarës dhe nuk i bëhet vonë nëse digjet i gjithë Shëngjini dhe shkrumbohet Vora. Kjo është një qeveri kriminale.

Ka 11 vite në pushtet dhe gjithmonë në këtë periudhë ku priten vatra zjarri, kurrë nuk ndërtoi një infrastrukturë serioze për të parandaluar apo izoluar fenomene të tilla. Prej 2 ditësh digjet Shëngjini. Është skandaloze. Sot paradite u dogj një biznes i rëndësishëm në Vorë. Djegie kudo.

Këta reagojnë vonë dhe kur reagojnë cojnë ca ushtarë me lopata. Sepse kudo vidhet, sikur e tha edhe Ahmetaj 16 mld Euro me tenderat dhe nuk ka asnjë helikopter. Dhe këtë javë ka grabitjen në bashkinë Himarë”.

Më tej kërkoi që ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu të sqarojë nëse e ka bërë ushtrinë në Greqi dhe nëse është shtetas grek.

“Ndryshimet në qeveri janë tregues i kalbëzimit dhe i mos ekzistencës më të PS-së si një forcë politike që merr përgjegjësi dhe jep llogari të brendshme dhe me qytetarët. Ndryshimi në krye të Kuvendit synon degradimin më tej.

Ndryshimet e tjera janë të qartë, hiqet disa figura me përgjegjësi për dikasteret që kanë mbuluar dhe vijnë disa anonime që do të firmosin për tenderat apo pronat e ushtrisë. Ministri i ri i Mbrojtjes të sqarojë nëse e ka kryer shërbimin ushtarak në Greqi dhe të sqarojë nëse vazhdon që të jetë shtetas grek.

Nuk është ministër i sporteve por i Mbrojtjes. Ka përgjegjësi të mëdha për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe një shtetas grek ka detyrime ligjore ndaj shteti grek, vec detyrimeve morale, ndërkohë që cdo përfaqësues i palës shqiptare duhet të mbrojnë vendimin e Kushtetueses. Problemi është shtetas grek ministri i Mbrojtjes?

Sepse nuk mund të jetë edhe shtetas shqiptar edhe grek kur ka përgjegjësi të mbrojë interesat e vendit të tij sipas përcaktimeve të Kushtetueses edhe për ministrinë e Mbrojtjes. Për më tepër, është figurë e dyshimtë sepse vjen nga porti i Durrësit i Alabarit që ka firmosur dhe një ditë do të përgjigjet.

Rama cdo ditë është cenues i sigurisë së vendit dhe publike. Policia mbyll sytë kur digjen pyjet për të krijuar terrenin për të mbjellë hashash për vitin zgjedhor. Rama e ka kthyer zyrën në një strofull të organizatave më të rrezikshme nga Sinaloa, Ngradeta, dëshmitë ekzistojnë nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë si Ahmetaj.

Po bën të gjitha përpjekjet për të ndihmuar edhe vendet e tjera në rajon për të forcuar lidhjet me organizata kriminale, si rasti i Sinalos në Rumani, ku ka pasur skandali Koldea, që ishte këshilltari i Ramës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit