Në Presidencë po organizohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Pasi u nderua Himni Kombëtar, në kuadër të protokollit tre ministrat e rinj u betuan duke vënë dorën mbi Kushtetutë.
Ervin hoxha betohet në Presidencë si Ministër i Brendshëm dhe Petrit Malaj si ministër i Financave.
Ndërsa Pirro Vëngu si Ministër i Mbrojtjes, në vend të Niko Peleshit.