Presidenti i vendit Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetin e tij X ka njoftuar për takimin që ka mbajtur me kongresmeni amerikan Keith Self në Teksas të SHBA-ve.
Presidenti shton gjithashtu se me Keith Self u diskutua edhe rëndësia e pranisë së SHBA-ve në rajon si dhe roli i NATO-s dhe KFOR-it.
“Ishte kënaqësi të takoja kongresmenin @RepKeithSelf në Teksas, të cilin e falënderova për vëmendjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor. Shkëmbyem mendime dhe perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon, rolin e vetë rajonit, NATO-s dhe KFOR-it, si dhe forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona”.









