-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Hetim të menjëhershëm për fondet e Forcave të Armatosura

Kryesoret

Kordinatori rajonal për Tiranën i Partisë Demokratike Klevis Balliu me anë të një dalje për mediat ka kërkuar hetim për gjendjen e Forcave të Armatosura.

Balliu u shpreh se qeveria po e fsheh këtë situatë pasi kjo përbën cënim të sigurisë kombëtare.

“Zjarret nuk kërcënojnë vetëm territorin dhe jetën, por nxjerrin në pah se sa të papërgatitura janë Forcat e Armatosura. E gjitha si rrjedhojë e abuzimeve dhe korrupsionit, emërimeve nepotike që kanë degraduar standardin e Forcave të Armatosura”, tha Balliu.

Sipas tij institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë menjëherë se çfarë po ndodh me fondet e Forcave të Armatosura.

Balliu u bën thirrje që nesër në orën 11:00 të jenë të gjithë para bashkisë në mënyrë që Rilindja të mos i vërë zjarrin Shqipërisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit