Banorët e fshatrave të njësisë administrative Polis kanë zhvilluar protestën në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Shkaku i protestës është bllokimi i rrugës hyrëse dytësore në fshatin Mirakë.
Protestuesit e kanë bllokuar qarkullin dhe si pasojë policia ka shoqëruar disa prej tyre në komisariat.
Rruga është bllokuar për rreth 30 minuta dhe kjo ka sjellë trafik.
Banorët e pesë zonave i janë drejtuar ARRSH por nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe kanë deklaruar që do të zhvillojnë protestë deri në zgjidhjen e problemit.