Policia ka arrestuar 7 persona pasi akuzohet se kanë rrëmbyer një 35-vjeçar.
Ata e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.
Tori ori Xhecuka alias Hektor Xheçuka, Aleksander Osmani, Artan Pirraci dhe Fredi Keta janë lënë në arrest në burg.
Ndërsa Naim Qarri, Sajmir Kolaveri dhe Adem Metkola janë lënë në “arrest shtëpie”.
Ndaj 7 personave janë ngritur akuzat për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.









