Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burg Gjergj Cukalin i cili akuzohet për shpërthimin me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.
Kjo ngjarje ka ndodhur me 9 shkurt 2021 ku Cukali ka tentuar që të vrasë biznesmenin Gjon Mena.
Cukali u dënua për veprat penale për vrasje në tentative të Artjan Bylyku, mbajtje arme e fishekë pa leje, shkatërrim prone me eksploziv në formën e Grup të Strukturuar.