-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shpallur në kërkim, ekstradohen 3 persona nga Zvicra dhe Italia

Kryesoret

Tre persona janë ekstraduar drejt Shqipërisë nga Zvicra dhe Italia, ndërsa ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, 2 persona të dënuar/akuzuar për vepra penale në fushën e krimeve kundër pasurisë dhe pronës, janë ekstraduar nga Italia, ndërsa nga Zvicra u ekstradua 1 person i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që falsifikonte dokumente.
“Enea Korreshi, 31 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja”, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka vjedhur pjesë këmbimi të automjeteve në një subjekt në Lushnjë”, njoftoi Policia.
Në vijim, Policia e Shtetit njoftoi se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Bern, Zvicër, u ekstradua drejt Shqipërisë, shtetasi Xh. K., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi kriminal”.

Shtetasi Xh. K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në kuadër të grupit kriminal, kanë prodhuar dokumente identifikimi të falsifikuara, kryesisht për shtete të BE-së, për shtetas që synonin të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe vendeve të BE-së.” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit