Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako u shpreh nga Shëngjini se situata është nën kontroll pas zjarrit masiv ditën e djeshme. Çako u ka bërë thirrje qytetarëve të sinjalizojnë sa më shpejt të munden vatrat e zjarrit, në mënyrë që ndërhyrja të bëhet në kohën e duhur.
“Situata është totalisht nën kontroll. Situata është normalizuar. Helikopteri i Forcave të armatosura ka qenë në operacion gjatë gjithë kohës, në disa vende, kjo e beri të domosdoshme dhe kërkesën e ndihmës evropiane.
Helikopterët janë në Tepelene dhe po operojnë atje, nuk ka helikopterë për çdo fshat. Qytetarëve u bëj thirrje të sinjalizojnë në kohë”, tha ai.