Në një operacion ndërkombëtar, një shqiptar 35-vjeçar është arrestuar në Dubai pas një kërkimi ndërkombëtar për trafik droge. Hetimet e kryera nga Karabinierët e Rivolit, në periferi të Torinos, zbuluan se shqiptari ishte pjesë e një bande që merrej me trafikimin e kokainës, hashashit.
I dyshuari po kërkohej pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të tij dhe sekuestrimit të 17.5 kilogramëve drogë. Banda kishte një sistem të sofistikuar shpërndarjeje dhe kishte realizuar 456 shitje droge në zonën e Torinos dhe përreth.