Në miqësoren e zhvilluar në “Mercedes Arena” në Atlanta, Chelsea arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Club America të Meksikës. Golat për “Blutë” e Londrës u shënuan nga Nkunku, Guiu dhe Madueke.
Armando Broja luajti për 27 minuta duke hyrë në fushë në minutën e 63-të, por nuk arriti të shënojë.
Sulmuesi shqiptar është në merkato me Evertonin që është klubi më i interesuar, duke ofruar 25 milionë euro për të siguruar transferimin e tij.