-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gushti i futbollit shqiptar, 7 ndeshje dhe grumbullime për kombëtaret kuqezi

Kryesoret

Në muajin gusht, kombëtaret shqiptare të futbollit do të jenë të angazhuara në një program të ngjeshur, përfshirë 7 ndeshje të rëndësishme dhe shumë grumbullime. Aktivitetet do të përfshijnë të gjitha grupmoshat dhe do të zhvillohen si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë amator.

Kombëtarja U-19 do të niset e para në fushë me dy sfida miqësore kundër Lihtenshtejnit, që do të luhen në datat 9 dhe 11 gusht në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ndërkohë, kombëtarja e futbollit amator do të garojë në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions Cup”, me një mini-turne në Bosnje-Hercegovinë, ku do të përballet me Çekinë më 14 gusht, Bosnje-Hercegovinën më 17 gusht dhe Skocinë më 20 gusht.

Për ekipet më të reja, Kombëtarja U-17 do të organizojë grumbullime ditore më 12 dhe 26 gusht në kuadër të programit “Step by Step”, të udhëhequra nga trajneri Andrea Tedesco. Po ashtu, Kombëtarja U-15 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Maqedonisë së Veriut më 22 dhe 24 gusht në stadiumin e Pogradecit.

Ndërsa për ekipet më të rinj, U-13, U-14 dhe U-16 do të kenë grumbullime dhe stërvitje ditore në “Shtëpinë e Futbollit”. Të angazhuara do të jenë gjithashtu ekipet U-15, U-17 dhe U-19 për vajza, që do të kryejnë seanca stërvitore për të përgatitur sa më mirë për kompeticionet europiane që i presin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit