Sipas një hetimi të The New York Times, lideri i Hamasit Ismail Haniyeh u vra në Teheran nga një bombë e futur kontrabandë në kompleksin e tij të sigurt. Shpërthimi ndodhi nga distanca sapo u konfirmua se Haniyeh ishte në dhomën e tij të hotelit. Një truprojë u vra gjithashtu në shpërthim.
Hetimi zbuluan se bomba ishte vendosur rreth dy muaj më parë në ndërtesën e mbrojtur nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, në kompleksin “Neshat” në veri të Teheranit. Shpërthimi shkaktoi dëmtime të dukshme në ndërtesë, duke përfshirë thyerjen e xhamave dhe shembjen e një muri të jashtëm.
Ismail Haniya ishte duke qëndruar në këtë ndërtesë gjatë vizitave të tij në Teheran. Ndërkohë, varrimi i tij në Teheran u shoqërua me kërcënime për hakmarrje ndaj Izraelit, ndërsa Ali Khamenei ka urdhëruar sulme me dronë dhe raketa. Të ardhmen e negociatave për armëpushim në Gaza mbetet e pasigurt, ndërsa Uashingtoni kërkon vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.