Gazmend Bardhi në një postim në Facebook shpreh shqetësimin e tij për Procedimin Penal Nr. 26 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke e cilësuar si një sfidë serioze për kredibilitetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Ai vlerëson se drejtësia e selektuar që mbrohet disa prokurorëve me lidhje politike po rrënon besimin publik tek SPAK. Bardhi insiston që SPAK dhe GJKKO duhet të zbulojnë të dhënat pa asnjë fshehtësi dhe të hetojnë me plotësi për të pastruar drejtësinë nga korruptimi.
“Mekanizmi kriminal “bëj gati xhixhat” duhet të sjellë pasoja për të gjithë”, shkruan Bardhi.
Në vazhdim, ai shprehet se të dhënat e hetimit tregojnë një vëllazëri institucionale dhe mbrojtje selektive, duke theksuar nevojën për një luftë të paanshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.