Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, me anë të një video-postimi në rrjetin e saj facebook, ka reaguar lidhur me miratimin e raportit për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET).
Postimi i Tabakut
Rruga europiane e vendit kalon përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke vendosur në qendër nevojën për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe mbi të gjitha për vullnet politik real që garanton standardet demokratike.
Raporti i AFET vendos theksin tek cilësia e legjislacionit, proceset konsultative dhe nevoja për përfshirje më të gjerë të aktorëve në procesin e integrimit”, tha ajo, duke e cilësuar këtë të fundit si “një proces që duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe jo propagandës politike”.
Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për besimin dhe shpresën që ofron procesi i integrimit europian.









