-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundoi mandatin si ambasador i Britanisë së Madhe, Veliaj e nderon me ‘Çelësi i Qytetit’

Kryesoret

Alastair King-Smith përfundoi mandatin e tij si ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë.

Në një ceremoni të posaçme Erion Veliaj e nderoi me “Çelësin e Qytetit”.

Veliaj shprehu vlerësimin për kontributin e ish ambasadorit King-Smith në ushtrimin e detyrës së tij në vendin tonë, por shtoi se “Çelësi i Tiranës” është simbolikë se ai e ka gjithmonë derën e hapur për t’u rikthyer në kryeqytet.

“Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë. Nuk do të harrohet kurrë mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar edhe në përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit 2019, 5 vite më përpara, kur në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve qeveria britanike ka qenë ndër të parët që ka ofruar një ndihmë financiare për rindërtimin e Tiranës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit