Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili, ka shpërthyer pas eliminimit të Egnatias dhe Partizanit nga Liga e Konferencës.
Në një postim në rrjetet sociale, Halili ka kërkuar që SPAK-u të futet në lojë dhe të hetojë të gjitha klubet shqiptare, duke theksuar se problemi nuk është vetëm me Tiranën, por me të gjitha klubet që i ngjajnë asaj.
“Po ta ndjekim këtë logjikë do të djeget dikush ndoshta ai që duhet i paprekshëm. Sepse janë bërë edhe klubet tona si micro creditë duke marrë hua”, ka shkruar Halili.
Ai ka akuzuar klubet se mbajnë bilance të dyshimta dhe ka kërkuar një kontroll të thelluar nga autoritetet për të rregulluar sportin në Shqipëri.