-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goxhja: Festival me muzikë të jashtëzakonshëm në Himarë

Kryesoret

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhja me anë të një postimi në rrjete sociale ka lajmëruar dy ditë para zgjedhje në Himarë se do të vijë një festival me muzikantë të jashtëzakonshëm nga Shqipëria dhe bota.

Ky festival do të zhvillohet nga data 18 deri më 22 gusht dhe do të mbajë emrin Himara International Music Festival.

“Nën këmbët e kalasë shekullore, midis gurëve të lashtë dhe maleve të vetëtimës një skenë natyrore u krijua, për të thënë “Muzikë Jeho”, shkruan ministri Gonxhja.

Festivali i Himarës sjell një menu të pasur të gjinive me traditë si muzika klasike, tango, jazz dhe chanson të ofruar nga muzikantë me përvojë.

Në këtë edicion aktiviteti do të zhvillohet kryesisht në një nga sallat e bashkisë së qytetit por do të ketë aktivitete edhe në Himarën e vjetër, pranë kalasë.

Përveç instrumentistëve do të jenë të ftuar edhe artistët e një grupi polifonik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit