Shërbimet e huaja të sigurisë kanë njoftuar autoritetet greke për mundësinë e sulmeve ndaj objektivave izraelite në Greqi.
Pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniya, në Iran, shërbimi antiterrorizëm dhe informativ grek janë në gatishmëri të lartë. Janë regjistruar dy incidente të ngjashme në periudhën 2023-2024, duke rritur shqetësimin për një sulm të mundshëm në territorin grek.
Autoritetet kanë rritur masat e sigurisë dhe janë duke monitoruar situatën me vëmendje.