-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratori i Tiranës/ SPAK dërgon për gjykim 12 të akuzuarit

Kryesoret

Prokuroria e Posacme dërgon në gjyq 12 të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës.

12 personat akuzohen për ‘shpërdorim detyre’, mashtrim, pastrim parash dhe korrupsion.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe po dërgon në gjyq Lefter Koka, Taulant Tusha, Pëllumb Abeshi, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi, Sidita Tola, Jetmir Llapaj dhe Erjon Murataj.

Ndërkohë nuk janë ekzekutuar masat e për Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Erjon Murataj.

Sipas SPAK, nga aktet e administruara kontrata lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k,, me kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në vlerën 128.248.330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, janë konstatuar veprime të kundraligjshme të kryera për shkak të detyrës të personave të pandehur.

Nga aktet e administruara rezultojnë të dhëna fiktive të vendosura në studimin e fizibilitetit, të cilët kanë rritur fiktivisht tarifën e depozitimit të mbetjeve nga Njësitë e Qeverisjeve Vendore, 29 Euro/ton.

Sipas organit të hetimit rezulton se, anëtarët e Komisionit kanë propozuar dhënien e bonusit, pa hartuar një raport përmbledhës, si dhe kur është bërë propozimi për dhënien e bonusit, komisioni i dhënies së koncesionit ende nuk kishte sqaruar kostot e projektit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit