-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incidenti në Shkup, Berisha te ‘5Pyetjet.al’: Dy skenarë, Kurti e la Osmanin në baltë

Kryesoret

Incidenti diplomatik në aeroportin e Shkupit, ku u ‘dhunua’ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së cilës iu tentua nga sigurimi t’i merret telefoni nga dora ka shkaktuar reagime të shumta në të dyja vendet. Por dy figura kryesore kanë heshtur deri tani. Kryeministri Albin Kurti dhe shefja e diplomacisë Donika Gërvalla. Si shpjegohet heshtja? Analisti Rid Berisha në një bisedë në skype për “5Pyetjet.al” shprehet se për këtë incident të rëndë diplomatik ka dy skenarë dhe njëri mund ta ketë burimin në Kosovë.

Kjo është një praktikë e pazakontë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ato traktate dhe konventa e Vjenës ka dhënë detaje edhe vetë këshilltari politik i Presidentes Bekim Kupina që përbën alarm për një incident të rëndë diplomatik. Presidentja ka njoftuar të gjitha autoritetet e mundshme për vizitën dhe sipas rrëfimeve të këshilltarit është përballur me sjellje të pazakontë, sjellje provokuese nga siguria e aeroportit.

Por çudia është që nuk kemi reagim nga Donika Gërvalla dhe vetë kryeministrit Albin Kurti. Të tentohet t’i merret telefoni Presidentes nga zyrtarët atje është cenim direkt i sigurisë kombëtare të Kosovës. Deri tani autoritetet në Maqedoni po heshtin, i vetmi që ka reaguar është kryetari i Kuvendit. Ky padyshim është një incident i rëndë diplomatik.

Pse Gërvalla nuk reagon ndaj kreut të shtetit, mund të kemi dy versione. I pari që provon ta neutralizojë situatën duke mos e çuar më tej, acarimin e raportit mes dy vendeve dhe në anën tjetër mund të flasim edhe për çështje të inateve personave që ditët e fundit i kanë bërë publike edhe vetë presidentja me kryeministrin. Këtë të dytën nuk dua ta besoj por në habitatin politik të Kosovës mund të ndodhë cdo gjë. Mos u habisni, mund të ndodhë cdo gjë.

Por ti ndodhë kjo kreut të shtetit në një aeroport, e cila ka njoftuar autoritetet e Shkupit është një alarm, ashtu sikur është ajo që tha zoti Kupina, që sapo ka hipur presidentja në aeroplan, një orë nuk është ngritur nga pista, me argumentin se aeroporti i Lubjanës nuk ishte gati, por kjo ka rënë, pasi Presidentja e ka konfirmuar vetë dhe ata ishin gati ta prisnin.

Kjo e bën dyshimin se sjellja ndaj Osmanit ka qenë provokim i skematizuar për të shkaktuar incident diplomatik. Provokimi i parë ishte me tentativën për të marrë telefonin dhe e dyta mbajtja e aeroplanit në pistë për një orë.

Gjithë kjo mund të jetë bërë edhe në atë botëkuptimin fisnor të inateve dhe duke përdorur lidhjet që ka qeveria e Kosovës me VLEN-in në Maqedoni, por këtë nuk jam në gjendje ta besoj por në habitatin tonë gjithçka mund të ndodhë” tha ai.

Nuk e përjashton edhe dorën e Serbisë. “Qeveria e re e Maqedonisë nuk ka një qasje miqësore me Kosovën dhe Vucic që ka bërë propagandë që kjo qeveri të vijë në pushtet, nuk përjashtohet cdo mundësi që provokimi ndaj Presidentes të jetë i përgatitur për të prodhuar një situatë krize të Kosovës me Maqedoninë.

Do të ishte e mençur nga Kosova më pak të flasin dhe më shumë të punojnë se cfarë ka ndodhur që të mos i jepet shans Serbisë që ta prezantojë Kosovën apo Maqedoninë si një vend që ka kriza raportesh në marrëdhëniet bilaterale. Por Presidentja mbrëmë u la në baltë.

Kemi një denoncim publik nga Presidentja dhe për këtë së paku duhet të ftohej ambasadori për sqarim, të deklarohej kryeministri i Maqedonisë, shefja e diplomacisë së Maqedonisë dhe gjithë kuadri atje ta sqaronte cfarë ka ndodhur” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit