Autoritetet lokale në Graçanicë afër Prishtinës, thanë se një grua e lindur në vitin 1983, vdiq të premten nga pasojat e plagëve që i kishte shkaktuar bashkëshorti i saj dy ditë më parë.
Gruaja që u identifikua me inicialet M.Zh. nga fshati Gushtericë e Poshtme e komunës së Graçanicës, ndërroi jetë në spital ku ishte dërguar me 31 korrik me plagë të rënda në kokë.
Bashkëshorti ndodhet në paraburgim.
Veprimtarja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” me seli në Graçanicë , Milica Stojanoviç, shkroi në rrjetet sociale se “ajo u vra vetëm pse ishte grua”.
Ky është rasti i tretë i vrasjes së grave në Kosovë gjatë këtij viti.
Në muajin prill, dy gra, një në Pejë e tjetra në Ferizaj, u vranë nga bashkëshortët e tyre.
Që nga viti 2010 deri në gusht të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 58 gra./VOA