Kryeministri Albin Kurti vizitoi komunën e Leposaviqit me rastin e përurimit të rikonstruksionit në nënstacionit policor në fshatin Soqanicë të kësaj komune.
“Kur ka këso kushte kaq të mira për policinë sigurisht që kjo reflektohet drejtpërsëdrejti edhe në cilësinë e shërbimeve që jepen për qytetarët pa dallim. Policia këtu do të jetë multietnike dhe ajo do t’i shërbejë qytetarëve pa dallim etnie, ngjyre, moshe, gjinie apo religjioni”, tha Kurti.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se “Jam i bindur që siç edhe deri tani që Policia e Kosovës me efikasitet, me përkushtim të pashoq do të kryejë detyrat e saj në të mirë të komunitetit, ndaj sovranitetit, integritetit territorial të Republikës së Kosovës”.
Përmes një komunikate lista serbe reagoi duke thënë se nënstacioni policor është i jashtëligjshëm dhe synon të provokojë tensione të reja në veri dhe të shtojë presionin ndaj serbëve.