Materialet zgjedhore për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë kanë mbërritur në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 88.
KQZ ka dorëzuar kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik dhe kamerat monitoruese. Po ashtu, janë siguruar shabllonet e fletëve të votimit në alfabetin Braille për të verbërit.
Materialet do të shpërndahen në qendrat e votimit të dielën për të garantuar përgatitjen e plotë për ditën e zgjedhjeve.