-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK merr dëshminë e Eljo Bitrit në Belgjikë për vrasjen e Arjan Spahiut

Kryesoret

SPAK ka marrë dëshminë e Eljo Bitrit në Belgjikë, ku ai ka folur për rolin e tij në krime të rënda në Shqipëri, përfshirë vrasjen e Arjan Spahiut në Elbasan. Bitri, i arrestuar në Holandë për mbajtje të paligjshme të një pistolete, ka bashkëpunuar me autoritetet belge dhe ka ofruar detaje mbi aktivitetet e tij dhe të grupit të drejtuar nga vëllezërit Çopja.

Në dëshminë e tij, Bitri ka përmendur lidhjet me krime në Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Peqin dhe Elbasan. Informacionet e tij janë të vlefshme për SPAK, që po heton lidhjet me atentate të tjera dhe ka identifikuar si të dyshuar Mikael Qosja, që dyshohet të fshihet në Dubai. Ndërkohë, Franc Çopja, i akuzuar për krime të ngjashme, është ekstraduar në Belgjikë.

Bitri, i cili është shpallur në kërkim në maj 2022 gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, ka kontribuar në zbardhjen e krimeve dhe lidhjeve të tjera kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit