-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK ndalon nxjerrjen në media të skandalit të Kryeprokurorit të Vlorës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi për të disatën herë që të vulosë aktet hetimore në ngarkim të ish- kreut të arrestuar të Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka si dhe të urdhërojë ndalimin e publikimit të pjesshëm apo të plotë të tyre përmes shtypit apo mjeteve të komunikimit masiv deri në përfundim të hetimeve paraprake.

Zarka akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm si dhe për korrupsion aktiv dhe pasiv në bashkëpunim me një oficere të Policisë Gjyqësore dhe dy persona të tjerë për lehtësimin e akuzës dhe mbylljen e hetimit pasuror për të pandehurit e dosjes së bujshme të njohur si “Toyota Yaris”, për sabotimin e letër-porosive të ardhura nga autoritetet belge si dhe për pushimin e një procedimi pasuror ndaj Suel Çelës.

Vendimi për ndalimin e publikimit u mor nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani me kërkesë e prokurorëve të SPAK mbi bazën e nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale.

“Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete,” njoftoi Gjykata e Posaçme.

Sipas këtyre përcaktimeve ligjore, edhe gazetarët ose mediat që publikojnë vendimin e gjykatës për masat e sigurisë ose akte të tjera të lidhura me çështjen rrezikojnë dënime deri në 3 vjet burg për “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”.

Një praktikë e tillë e ndjekur së fundmi nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme po krijon shqetësime mes organizatave të medias për cënimin e së drejtës për informim për çështje me interes të lartë publik./ BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit