-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonin armë drejt Anglisë, lihen në burg tre personat

Kryesoret

Gjykata e Posaçme për Krime të Rënda (GJKKO) ka lënë në arrest me burg tre personat e arrestuar për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Të ndaluarit janë Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhen në Angli. Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar armësh, por ata e mohojnë akuzën.

Operacioni i koduar “Inkorporimi” ka rezultuar në sekuestrimin e një arsenali armësh prej 25 armësh zjarri, qindra fishekësh, pajisjeve optike dhe kamuflazheve të forcave speciale, si dhe 4 automjeteve dhe 8 celularëve. Armët dhe pajisjet e tjera janë gjetur në shtëpinë e Hoxhajt, i cili dyshohet të jetë lideri i grupit kriminal. Kërkime janë kryer gjithashtu në 6 banesa në Tropojë dhe Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit