Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur të premten, 2 gusht, ditë zie kombëtare për të nderuar liderin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniya, i cili u vra.
Erdogan e ka përshkruar këtë masë si një shenjë mbështetjeje për çështjen palestineze dhe solidariteti me popullin palestinez.
Ai do të marrë pjesë në lutjen e drekës në Hagia Sophia për të shprehur ngushëllimet e tij.