Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç me anë të një konference për shtyp ka reaguar lidhur me arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, nën akuzat për krime lufte.
Vuçiç e vlerëson këtë veprim si një provokim të qëllimshëm.
“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe të dijë se nuk guxon të qëndrojë në territorin e Kosovës. Është një heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, të cilët pretendojnë se nuk po e shohin çfarë po ndodh,” deklaroi Vuçiç.
Ai ka kritikuar edhe qëndrimin evendeve të QUINT-it dhe ka njoftuar se me këtë situatë do të ketë biseda me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Do t’i pyesim nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të pakualifikuar. Do t’ju kujtoj, kur një autobus ndalon në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës, e gjithë Evropa bën dhe shkruan tekste edhe pse askush nuk i ka prekur, as arrestuar,” shtoi Vuçiç.
Gjithashtu presidenti serb ta se do të forcojnë dhe do të ndjekin ndryshimet në botë.