Policia e Shtetit ka identifikuar dhe arrestuar 48-vjeçarin me iniciale I. V. nga fshati Rrotull, Ishëm, për dyshimet se ka ndezur zjarr, duke shkaktuar dëme serioze në një sipërfaqe tokë me pemë e shkurre dhe rrezikuar disa banesa.
Ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve lokale ka ndihmuar në neutralizimin e flakëve. Materialet procedurale janë dërguar te Prokuroria e Durrësit për hetime të mëtejshme në lidhje me veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Policia apelon për respektimin e ligjit dhe shmangien e veprimeve që mund të shkaktojnë zjarr në të ardhmen.